Lumturia nuk është një aksident i favorshëm i rrethanave, por një arkitekturë e brendshme që ndërtohet me vetëdije, përditë. Në fakt ajo nuk u bindet kushteve të jashtme, aq sa i bindet mënyrës se si ne i përpunojmë ato rrethana brenda vetes
Lumturia dhe Arti i Zgjedhjes së Saj
Paradoksi Njerëzor:
Njeriu mund të jetë i varfër, i sëmurës, i kufizuar nga rrethanat, pa tituj e pa siguri…, megjithatë të mbajë brenda vetes një qetësi të ndritshme që e quajmë lumturi
Po ashtu mund të jetë i pasur, i lirë, i arsimuar, i shëndetshëm e i sistemuar…, dhe prapë të endet në një zbrazëti që asgjë nuk e përmbushë
Konkluzioni Filozofik:
Lumturia është një proces i brendshëm, një akt i vetëdijshëm, një zgjedhje…, nuk është funksion linear i kushteve të jashtme.
Perspektiva Shkencore:
Studimet në psikologjinë pozitive tregojnë se perceptimi, interpretimi, dhe qëndrimi ynë ndaj jetës ndikojnë më shumë në mirëqenie sesa vetë rrethanat.
Fenomeni i quajtur ‘adaptimi hedonik’ dëshmon se njeriu mësohet si me mungesën, ashtu edhe me bollëkun, duke e zhvendosur burimin e lumturisë nga jashtë…, brenda vetes
Neuro shkenca sugjeron se praktikat si mirënjohja, pranimi dhe kuptimësi e jetës, aktivizojnë mekanizma të qëndrueshëm mirëqenieje në tru.
Këshilla Ekzistenciale:
1. Kur rrethanat janë të vështira; lumturia bëhet e domosdoshme…, një mekanizëm mbrojtës për shëndetin mendor dhe fizik. Pa këtë mekanizëm, vuajtja shumëfishohet nga perceptimi dhe interpretimi ynë i gabuar.
2. Kur rrethanat janë të favorshme; mungesa e lumturisë shndërrohet në paradoks tragjik…, një boshllëk që as suksesi, as komoditeti nuk arrijnë ta mbushin!
Mbaje Mend:
Kur ti e kupton këtë ligj të heshtur të jetës, nuk pret më që bota të bëjë të lumtur…, por fillon vetë ta ndërtosh kuptimin, cilësinë dhe drejtimin e jetës tënde.
Zgjidh të jesh i lumtur – këtu dhe tani!
Vehbi Zeqiri
Ekspert i Zhvillimit Personal
