Ballina Artikuj Nuk jemi në betejë me gratë, por në një garë të mirësjelljes...

Nuk jemi në betejë me gratë, por në një garë të mirësjelljes e të fisnikërisë reciproke

Prof. Driton Arifi

Mos harroni se bota është lodhur tashmë nga mendimet ekstremiste maskiliste dhe mendimet ekstremiste feministe rreth raportit burrë-grua. As dje e as sot e as kurrë ato nuk paraqesin platformën ideale të jetesës në tokë!
‘Mendjendrituri’ A. Schopenhauer, nuk hezitonte të deklaronte:“ Gratë ekzistojnë vetëm për të vazhduar specien-ruajtur llojin, jo për qëllime më të larta.”
E më parë edhe Aristoteli përqmonte gruan duke thënë: “Femra është, si të thuash, një mashkull i papërfunduar.”
Në anën tjetër ekstremistet feministe, sikur Robin Morgan, deklaronin “Urrejtja ndaj burrave është një akt politik dhe i shëndetshëm.” Ngjashëm deklaronte edhe Valerie Solanas:“ Burri është një qenie e paplotë… një devijim biologjik.”
Ndërsa I Dërguari i mëshirës-Muhamedi a.s. na qartësoi tërë dilemat kur tha: ““Gratë janë gjysma e pandarë (motrat) e burrave”.
Pra nuk jemi në betejë me gratë, jemi në garë të mirësjelljes e të respektit të ndërsjellë..

Prof. Driton Arifi

Exit mobile version