Ballina Lajmet Kosovë Nuk ka tërheqje të njohjes ndaj Kosovës, sot Liberia demanton Serbinë

Nuk ka tërheqje të njohjes ndaj Kosovës, sot Liberia demanton Serbinë

Serbia vazhdon propagandën se shtetet që e kanë njohur Kosovën dita ditës po pakohen.

Mediat serbe raportuan se Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dje (e enjte) kishte takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Liberisë, Gbezongar Milton Findley, të cilin ai e falënderoi për siç tha ai vendimin e vendit të tij për të anuluar njohjen e Pavarësisë së Kosovës.Burimet e afërta të lajmi.net brenda ministrisë së Punëve të Jashtme, thanë se një informacion i tillë nuk është aspak i vërtetë. Sipas burimeve Serbia po vazhdon propagandën e saj, andaj sot pritet që Liberia të dal me një deklaratë ku do ta demantojë Serbinë për ç’njohje të Kosovës.

Gjithashtu, se Liberia e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, është demantuar edhe nga ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli, shkruan lajmi.net.Ai dje tha: Sapo bisedova me Qeverinë e Liberisë dhe ata më konfirmuan se Liberia nuk ka lëvizur nga qëndrimi i mëparshëm në lidhje me njohjen e shtetit tonë. Lajmet dhe njoftimet e shpërndara nga mediat serbe janë të rreme dhe pjesë e përpjekjes me lajme të rreme nga Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daqiq. Ne, do t’i kundërshtojmë këto veprime.

Ndryshe, informacione të tilla për tërheqje të njohjes së Kosovës, Serbia kishte dhënë edhe muaj më parë siç ishte rasti i Guenea Bissau, Surinami, Ganës, por këto shtetet e demantuan Serbinë, i fundit ishte rasti me Ganën.Ndryshe, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq sot ka thënë se “kjo tërheqje e njohjes është në mesin e dhjetëra sish që po shqyrtojnë vendimet e tyre”.“Të paktën dymbëdhjetë vende aktualisht po e masin qëndrimin ndaj Kosovës. Shumë vende e kanë njohur Kosovën pa pasur informacionin e duhur dhe tani, kur e shohin se si ndodhen gjërat, ata po i shqyrtojnë vendimet, kështu që kemi arsye të besojmë se numri i njohjeve do të bie nën 100 dhe pastaj të ashtuquajturat” Kosova mund të ëndërrojë vetëm të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare”, tha kryediplomati serb.Liberia njohu Kosovën shtet të pavarur e sovran më 30 maj 2008.

Kujtojmë, se takimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë do të mbahet të dielën në Bruksel nën patronazhin e Bashkimit Evropian. Kjo është thënë se do të jetë faza finale e dialogut ku do të përfundojë me një marrëveshje përfundimtare.

Exit mobile version