Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nuk ka vend për të qëndruar pas sulmeve ushtarake të Izraelit në...

Nuk ka vend për të qëndruar pas sulmeve ushtarake të Izraelit në Khan Younis

Izraeli ka hedhur fletëpalosje me urdhra evakuimi mbi qytetet në lindje të Khan Younis.

Një banor i Khan Younis tha se një fqinj mori një telefonatë nga ushtria izraelite duke paralajmëruar se shtëpitë në zonë do të goditeshin dhe të gjithë duhet të largoheshin. “Ne u thamë atyre: ‘Nuk kemi asgjë këtu. Pse doni ta goditni?”, tha banori, Hikmat al-Qidra, duke shtuar se shtëpitë u shkatërruan.

Fletëpalosjet krijuan panik dhe konfuzion, veçanërisht në jugun e mbushur me njerëz. Në pamundësi për të shkuar në Gazën veriore ose në Egjiptin fqinj, shpëtimi i tyre i vetëm është të lëvizin rreth një zone prej 220 km katrorë (85 milje katrore).

“Nuk kam ku të shkojë,” tha Emad Hajar, i cili iku me gruan dhe tre fëmijët e tij nga veriu një muaj më parë në Khan Younis. “Ata na dëbuan nga veriu dhe tani po na shtyjnë të largohemi nga jugu”.

Ushtria izraelite e ka ndarë Rripin e Gazës në 2300 “blloqe” dhe tani po u dërgon mesazhe SMS banorëve duke u thënë atyre të largohen para se të nisin sulmet, të cilat sipas ushtrisë do të “eliminojnë Hamasin”. /mesazhi

Exit mobile version