Ballina Artikuj Nuk mund të mohojmë përplasjet që ndodhin rreth nesh.

Nuk mund të mohojmë përplasjet që ndodhin rreth nesh.

Hoxhë Halil Avdulli

Disa janë përplasje të së keqes me të keqen, disa të së mirës me të keqen, por përplasje e së mirës me të mirën – nuk ndodh kurrë.

Gjithmonë ka pasur përkrahës të së mirës dhe përkrahës të së keqes.

Të ligjtë dhe hipokritët e njohin të mirën, e dallojnë atë, por zgjedhin të qëndrojnë me të keqen, duke e justifikuar këtë me fjalët:

“E mira është përlyer me baltë.”

Por nëse e mira lufton me të keqen, ku tjetër mund ta zhvillojë betejën e saj, përveçse në baltë, aty ku jeton e keqja?

Është e vështirë të dalësh i pastër pas një përleshjeje me një derr…

Por kujto: ai që ndotet për të mbrojtur të vërtetën, mbetet më e pastër se ai që hesht për ta ruajtur pastërtinë e vet.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version