Ballina Lajmet Kosovë Numër i madh i fëmijëve me grip sezonal që kërkojnë ndihmë në...

Numër i madh i fëmijëve me grip sezonal që kërkojnë ndihmë në QKUK

Drejtori i Klinikës së Pediatrisë në QKUK, Muharrem Avdiu ka thënë po vazhdojnë të trajtohen një numër i madh i fëmijëve që kanë gripin sezonal, njofton Klan Kosova.

“Bëhet fjalë për gripin epidemik dhe kemi shumë raste që po vijnë”.

“Mosha pediatrie është më shumë e goditur se të tjerët. Në dhjetë ditët e fundit, 100 fëmijë vizitohen në QKUK”.

Sipas Avdiut në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij gripi duhet të evitohen daljet në tubime publike.

“Është e vështirë të evitohet gripi pasi infeksionet që barten me frymëmarrje janë të vështira për tu parandaluar“.

“Duhet t’i shmangemi sa më shumë tubimeve në lokalet publike”, ka thënë Avdiu.

Exit mobile version