Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga votimi me kusht.
Nga 50.88% e votave të numëruara deri tani, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.48%, që përkthehet në 2,064 vota.
Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 19.40% ose 809 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht ka 11.12% të votave, që janë 464 vota.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet në vend të katërt me 7.58% ose 249 vota.
