3 nxënëse të Akademisë së Kur’anit “Hifdh Kids” po marrin pjesë në “Garat Ndërkombëtare të Kur’anit në vendet e Ballkanit”.
Merjem Vuniqi, Amrah Shala dhe Merjem Shabani janë tre yjet e akademisë që u kualifikuan të marrin pjesë në këtë garë madhështore në nivelet:
Merjem Vuniqi – lexim të 5 xhuzave
Merjeme Shabani – hifdh i 5 xhuzave
Amrah Shala – hifdh i 5 xhuzave
Muhafizet e kësaj akademie: Hfz. Rineta dhe Hfz. Fatime Nitaj po i shoqërojnë dhe po ndajnë bashkë ethet e bukura të garës.
Muhafizet pas përsëritjeve të vazhdueshme me nxënëset, ua kujtuan se pas marrjes së shkaqeve të çfarëdo pune, rezultati mbetet gjithnjë nga Allahu dhe se tërë jeta është një “garë”.
Garën e fiton ai që punon tërë jetën me Kur’anin dhe atë që ai urdhëron, e që synim kryesor ka vetëm një – arritjen e kënaqësisë së Allahut Fuqiplotë!
Allahu i dhashtë suksese çdo garuesi!
Akademia e Kur’anit “Hifdh Kids”
