Në një eksperiment social të përgatitur nga Bashkia Talas në qytetin Kayseri të Turqisë, nxënësit e kapën flamurin turk para se të binte në tokë, transmeton Anadolu.
Ekipet e Bashkisë Talas varën dje një flamur turk në kopshtin e Shkollës së Mesme Anadollie Şehit Nuri Aydın Sağır si pjesë e eksperimentit social që përgatitën me rastin e 19 Majit, Ditës së Përkujtimit të Ataturkut, Ditës së Rinisë dhe Sportit.
Ekipet lëshuan litarin e flamurit gjatë kohës që nxënësit dolën në kopsht pas ziles së pushimit.
Duke vënë re se flamuri po fillonte të binte, nxënësit vrapuan dhe e rrëmbyen atë.
Kryetari i Bashkisë së Talasit, Mustafa Yalçın, ndau momentet e filmuara me kamera në llogarinë e tij në rrjetet sociale.