Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nxirren 31 emigrantë afrikanë të vdekur nga deti në Tunizi

Nxirren 31 emigrantë afrikanë të vdekur nga deti në Tunizi

31 trupa të pajetë të emigrantëve afrikanë që u mbytën duke u përpjekur të kalonin Mesdheun për në Itali janë gjetur këtë të hënë nga roja bregdetare e Tunizisë.

Mediat e huaj shkruajnë se mes të vdekurve të gjetur në brigjet e qyteteve Sfax, Kerkena dhe Mahdia janë dy gra dhe dy fëmijë.

Kohët e fundit ka pasur një rritje të mprehtë të numrit të anijeve që lundrojnë nga Tunizia që transportonin emigrantë që përpiqeshin të arrinin në Evropë. /abcnews

Exit mobile version