Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nxirren 4 nga 5 trupat e zhdukur pas përplasjes në Mesdhe

Nxirren 4 nga 5 trupat e zhdukur pas përplasjes në Mesdhe

Të paktën 4 persona humbën jetën pas përplasjes mes një tankeri me flamurin grek dhe një anije turke të peshkimit sot në Mesdhe, njoftuan autoritetet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e guvernatorit të provincës jugore Adana njoftoi se trupat e 4 prej 5 personave në bordin e anijes së peshkimit u gjetën.

Komanda e Rojës Bregdetare të Turqisë gjithashtu përmes një deklarate të mëparshme theksoi se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit ishin nisur për personat e zhdukur.

Përplasja ndodhi 15 milje detare larg qarkut Karatas të Adanas në ora 5:50 të mëngjesit sipas kohës lokale (02:50 sipas kohës së Evropës Qendrore), thuhet në deklaratë.

Exit mobile version