Ballina Artikuj O këpucar, mos dil nga zanati… mos i kalo kufijtë e këpucëve!

O këpucar, mos dil nga zanati… mos i kalo kufijtë e këpucëve!

Hoxhë Halil Avdulli

Thuhet se piktori i famshëm grek Apelles shfaqi njëherë pikturat e tij në publik.

Një këpucar i pranishëm vuri re një gabim në vizatimin e këpucës, dhe Apelles, me modesti, e pranoi vërejtjen dhe e rregulloi pikturën.

Por këpucari, i frymëzuar nga vëmendja që mori, shkoi më tej: filloi të kritikonte pjesë të tjera të pikturës që nuk kishin lidhje me profesionin e tij. Atëherë Apelles i tha fjalën që mbeti proverb:

O këpucar, mos dil nga zanati… mos i kalo kufijtë e këpucëve!

▪️Kritika është e dobishme kur vjen nga një njeri i fushës.

▪️Jo çdo mendim meriton vëmendje sepse jo çdo njeri e njeh atë për të cilën flet.

▪️Ndërhyrja në gjëra që nuk i kupton sjell vetëm konfuzion, arrogancë dhe fjalë boshe.

Në kohën tonë ka boll fjalë, pak mend. Shumë zëra, pak kompetencë.

Dhe shumë “këpuctarë” që kritikojnë gjëra jashtë zanatit të tyre.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version