Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OBSH jep alarmin për gjendjen e kujdesit shëndetësor në Rafah: Po pengohen...

OBSH jep alarmin për gjendjen e kujdesit shëndetësor në Rafah: Po pengohen edhe ndihmat humanitare

Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit të OKB-së, deklaroi përmes një postimi në X se spitaleve në Gazën jugore kanë mbetur vetëm tre ditë karburant për të fuqizuar operacionet e tyre.

Të martën, Izraeli mbylli pikën kufitare Rafah me Egjiptin, duke shkëputur në mënyrë efektive Rripin nga bota e jashtme dhe qindra kamionë ndihma të grumbulluara në kufirin egjiptian.

“Pa karburant të gjitha operacionet humanitare do të ndalen. Mbyllja e kufijve po pengon gjithashtu dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza”, tha Tedros.

Ai shtoi: “Një nga tre spitalet në Rafah, Al-Najjar, nuk po funksionon më për shkak të armiqësive të vazhdueshme në afërsi të tij dhe operacionit ushtarak në Rafah”.

Duke i bërë jehonë thirrjeve të liderëve politikë dhe humanitarë botërorë, Ghebreyesus u lut gjithashtu për ndalimin e operacioneve ushtarake në Rafah, për të cilat ushtria izraelite ka thënë se do të ecë përpara me ose pa një marrëveshje armëpushimi.

Exit mobile version