Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OBSH shqyrton vendimin për dhënien fund të urgjencës shëndetësore

OBSH shqyrton vendimin për dhënien fund të urgjencës shëndetësore

Ekspertët ndërkombëtarë kanë nisur sot diskutimet për heqjen e urgjencës ndërkombëtare të shëndetit publik lidhur me Covid-19, ndërsa Organizata Botërore të Shëndetësisë (OBSH) pritet të njoftojë një vendim përfundimtar të hënën, sipas burimeve.

Takimi online i komisionit të urgjencës për rregulloret ndërkombëtare të shëndetit në lidhje me Covid-19 u fokusua fillimisht, në të dhënat më të fundit të pandemisë, sipas një zëdhënëse të OBSH-së.

Më pas, komisioni duhet të informojë drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili duhet të marrë një vendim të pavarur pro ose kundër heqjes së gjendjes aktuale të jashtëzakonshme.

Në fillim të kësaj jave, Tedros shprehu shqetësimin e tij për rritjen e vazhdueshme të vdekjeve javore nga Covid-19.

“Që nga fillimi i dhjetorit, mbi 170 000 persona në mbarë botën kanë vdekur nga koronavirusi”, sipas të dhënave të OBSH-së. /atsh

Exit mobile version