Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OBSH thirrje për “veprim urgjent dhe angazhim të guximshëm” kundër ndryshimit kilimatik

OBSH thirrje për “veprim urgjent dhe angazhim të guximshëm” kundër ndryshimit kilimatik

Tedros Adhanom Ghebreyesus

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se ka nevojë për veprim urgjent dhe angazhim të guximshëm kundër ndryshimit klimatik, transmeton Anadolu.

Nga llogaria e tij në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, ​​​​​​​Ghebreyesus bëri një postim për shkak të zjarreve që janë paraqitur në zonën e pyllëzuar në ishullin Maui në Hawaii të SHBA-së.

Ngjarjet e motit ekstrem tashmë janë normalja e re dhe kanë shkaktuar dhimbje dhe shkatërrime të paimagjinueshme, deklaroi Ghebreyesus duke shprehur se “Zemra ime është me popullin e Hawaiit të përfshirë në këto zjarre vdekjeprurëse. Kundër ndryshimit klimatik ka nevojë për veprim urgjent dhe angazhime të guximshme”.

Për shkak të zjarreve në zonën e pyllëzuar në ishullin Maui kanë humbur jetën 36 persona, janë plagosur shumë të tjerë dhe janë dëmtuar shumë prona.

Bëhet e ditur se vazhdojnë 3 zjarre të mëdha që kanë shpërthyer në ishull.

Exit mobile version