Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB bën thirrje për furnizim të pandërprerë në Gaza: Rritet rreziku i...

OKB bën thirrje për furnizim të pandërprerë në Gaza: Rritet rreziku i urisë, ajo që po shohim është shkatërruese

Corinne Fleischer

Popullsia e Gazës, veçanërisht gratë dhe fëmijët, përballen me rrezikun e urisë nëse nuk vazhdojnë furnizimet me ushqime, paralajmëroi sot Programi Botëror i Ushqimit. Organizata e OKB-së thekson se ka shpërndarë ushqim për 121,161 persona në Gaza që nga e premtja e kaluar, datë në të cilën filloi armëpushimi 4-ditor midis Izraelit dhe Hamasit. Armëpushimi sot u zgjat me dy ditë.

“Falë kësaj armëpushimi, ekipet tona kanë mundur të operojnë në terren dhe të shkojnë në zona, të cilat ne nuk kemi mundur t’i vizitojmë për një kohë të gjatë. Ajo që ne po shohim është shkatërruese, “tha drejtoresha e Programit të Lindjes së Mesme, Corinne Fleischer në një deklaratë për shtyp.

Sipas Programit Botëror të Ushqimit, ndërsa konflikti hyn në javën e tij të shtatë, ka “shumë të ngjarë që popullata e Gazës, veçanërisht gratë dhe fëmijët, të përballen me një rrezik shumë të lartë të urisë nëse programi nuk është në gjendje të sigurojë akses të vazhdueshëm te ushqimi”.

“Një armëpushim 6-ditor nuk është i mjaftueshëm për të pasur një ndikim të rëndësishëm”, vlerëson Programi Botëror i Ushqimit, duke bërë thirrje për furnizimin e pandërprerë dhe të rregullt të Gazës me ushqime. /abcnews

Exit mobile version