Procesi i evakuimit nga qyteti i rrethuar ukrainas Mariupol ka filluar, ka bërë të ditur Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC).
“ICRC konfirmon se operacioni për korridor të sigurt ka nisur, në koordinim me OKB-në dhe palët e konfliktit. Konvoji për të evakuuar civilët u nis më 29 prill, udhëtoi 230 kilometra dhe ka arritur në fabrikën e Mariupolit në mëngjes të shtunën”, thuhet nga ICRC.
E nga OKB-ja është konfirmuar operacioni i evakuimit nga fabrika e çelikut Azovstaal në Mariupol.
Nga Rusia më herët është raportuar se janë grupe të 25 dhe 21 personave që janë evakuuar.
Nga pala ukrainase kanë njoftuar për evakuimin e 20 personave. /koha
