Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB-ja thirrje aktorëve në Kosovë të përmbahen nga ‘retorika përçarëse dhe e...

OKB-ja thirrje aktorëve në Kosovë të përmbahen nga ‘retorika përçarëse dhe e urrejtjes’

Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje palëve në Kosovë që të përmbahen nga “retorika përçarëse dhe e urrejtjes”, transmeton Anadolu.

“Jemi të shqetësuar për dhunën e fundit që rezultoi në lëndimin e dhjetëra ushtarëve paqeruajtës dhe protestuesve. Të drejtat e njeriut të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë duhet të respektohen”, shkruhet në llogarinë e Këshillit në Twitter.

“U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve që të krijojnë një mjedis që është i favorshëm për ushtrimin e së drejtës për të marrë pjesë në çështjet publike”, thuhet më tej.

Exit mobile version