Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB: Ndjekim me shqetësim ngjarjet në lagjen Sheik Jarrah të Jerusalemit Lindor

OKB: Ndjekim me shqetësim ngjarjet në lagjen Sheik Jarrah të Jerusalemit Lindor

Stephane Dujarric

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Stephane Dujarric deklaroi se ata janë të vetëdijshëm për zhvillimet e fundit në lagjen Sheik Jarrah të Jerusalemit Lindor dhe se janë shumë të shqetësuar për dhunën që ndodh atje.

Dujarrec, në konferencën e përditshme për shtyp, theksoi gjithashtu se është e rëndësishme që udhëheqësit politikë dhe udhëheqësit shoqërorë të qëndrojnë kundër dhunës, nxitjes dhe retorikës armiqësore.

Betzalel Smotrich, udhëheqësi i Partisë Sioniste Fetare e ekstremit të djathtë në Izrael, të martën në mëngjes së bashku me hebrenjtë fanatikë, bastisi lagjen Sheik Jarrah dhe u përpoq të hynte në shtëpinë e një palestinezi, i cili është përballur me kërcënimin për deportim.

Smotrich, i mbrojtur nga policia izraelite, vizitoi gjithashtu shtëpitë e kolonëve hebrenj në lagje, kurse palestinezët akuzuan Smotrich për veprime provokuese.

Mbrëmjen e kaluar, pati përleshje midis palestinezëve dhe kolonëve hebrenj në lagjen Sheikh Jarrah dhe si pasojë e ndërhyrjes së policisë izraelite ndaj palestinezët me bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës, u plagosën 7 persona.

Që nga fillimi i Ramazanit me 13 prill, ka pasur një tension serioz për shkak të sulmeve të policisë izraelite në Xhaminë Al-Aksa dhe rrethinat e saj dhe lagjen Sheik Jarrah të Jeruzalemit Lindor, që është i pushtuar. /trt

Exit mobile version