Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB paralajmëron për një luftë të re në Gaza

OKB paralajmëron për një luftë të re në Gaza

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) paralajmërohet se në Rripin e Gazës mund të fillojë një luftë e re, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rosemary DiCarlo, ndihmës sekretarja e Përgjithshme e OKB-së për Çështjet Politike ka mbajtur një fjalim në diskutimet e bëra në KS-OKB në lidhje me Lindjen e Mesme.

“Ekziston një kërcënim i ri lufte në Gaza dhe situata humanitare po përkeqësohet gjithnjë e më shumë për shkak të kufizimeve që Izraeli i zbaton në rajon”, është shprehur DiCarlo.

DiCarlo tha se “Komuniteti ndërkombëtar po kërkon një zgjidhje për krizën në Gaza. Edhe ne po vazhdojmë përpjekjet tona në kontekstin e okupimit izraelit dhe zgjidhjes me dy shtete”.

Exit mobile version