Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB: Pushtimi rus i Ukrainës “po kthehet në një krizë të trafikimit...

OKB: Pushtimi rus i Ukrainës “po kthehet në një krizë të trafikimit të qenieve njerëzore”

Pramila Patten, përfaqësuese speciale e OKB-së gjatë një raportimi

Përfaqësuesja Speciale e OKB-së për Dhunën Seksuale Pramila Patten ka thënë të hënën se ajo beson se zhvendosja “e paprecedentë” e miliona ukrainasve pas pushtimit të Rusisë po “shndërrohet në një krizë trafikimi njerëzor”, raporton Al Jazeera.

“Gratë dhe fëmijët që ikin nga konflikti janë në shënjestër të trafikimit dhe shfrytëzimit – në disa raste përballen me ekspozim të mëtejshëm ndaj përdhunimit dhe rreziqeve të tjera ndërsa kërkojnë strehim”, tha Patten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në qytetin e Nju Jorkut të hënën.

Patten tha se aleatët perëndimorë që mbështesin ushtarakisht Ukrainën gjithashtu kishin nevojë për një “përgjigje koherente dhe të koordinuar” për të adresuar urgjencën.

Exit mobile version