Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB: Rezervat e derivateve në Gaza në përfundim

OKB: Rezervat e derivateve në Gaza në përfundim

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara (OKB), Stephane Dujarric deklaroi se kriza në Gaza ka përkeqësuar edhe më tej krizën humanitare në këtë rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë adresimit të tij për mediat në brifingun e rregullt, Dujarric tha se OKB-ja, rreth situatës aktuale në terren ka njoftuar të gjitha vendet të cilat i ofrojnë ndihmë Gazës në aspektin energjetik.

Ai paralajmëroi se pothuaj se janë harxhuar të gjitha rezervat e derivateve të cilat përdoren për gjeneratorë në spitale dhe institucione të tjera të rëndësishme.

“Nëse urgjentisht nuk gjejmë fonde të reja, do të kemi një ndërprerje katastrofale të ofrimit të shërbimeve në spitale, klinika dhe institucione të tjera të rëndësishme”, ka thënë Dujarric.

Exit mobile version