Zyrtarët e OKB-së thanë se janë “shumë të shqetësuar” për një djalosh palestinez i cili u qëllua në kokë nga ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pasi u qëllua më 12 korrik, 9-vjeçari Abdul Rahman Shteiwi mbetet në gjendje kritike, tha në një deklaratë me shkrim Rupert Colville, zëdhënës i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Në deklaratë shuhet se të shtënat duket se janë një “përdorim i tepruar i forcës” nga Izraeli.
“Abdul Rahman nuk merrtje pjesë aktive në protestë. U raportua se ai ishte mbi 100 metra larg përleshjeve dhe qartazi nuk paraqiste një kërcënim fizik të afërt për ISF-në (ushtrinë izraelite)”, thuhet në deklaratë.
Deklarata gjithashtu thotë se mjekët kanë identifikuar disa fragmentime në kokën e fëmijës që rezultojnë në dëmtim serioz të trurit, nga i cili ai vështirë se do të shërohet, edhe nëse mbijeton.
Është raportuar se incidenti ka ndodhur gjatë protestave javore në fshatin Kafr Qaddum në afërsi të Nablus në Bregun Perëndimor, ku u raportua se forcat izraelite vendosën të përdorin municion të vërtetë, pa një arsye të qartë që e justifikon përdorimin e forcës vdekjeprurëse.
“Të shtënat ndaj Abdul Rahman radhiten të fundit në listën e gjatë të incidenteve në ‘Territorin e Okupuar Palestinez’ në të cilin fëmijët dhe të miturit janë lënduar apo vrarë në rrethana që fuqishëm sugjerojnë në përdorim të tepruar të forcës nga ISF”, thuhet në kumtesë.
Nga OKB më tej i bëjnë thirrje autoriteteve izraelite që “të zbatojnë një hetim gjithpërfshirës, efektiv dhe të pavarur lidhur me incidentin, për t’u siguruar që ata që janë përgjegjës për çdo keqbërje të japin llogari”.
Lufta arabo-izraelite e vitit 1967, e njohur edhe si Lufta 6-Ditore, rezultoi me okupimin izraelit të Bregut Perëndimor, Kudsit Lindor, Gazës dhe Lartësirave të Golanit në Siri, duke shkaktuar zhvendosjen e qindra mijëra palestinezëve dhe sirianëve.
Sipas ligjit ndërkombëtar, territoret e okupuara nga Izraeli gjatë luftës përkufizohen si territore të okupuara.
Konflikti Izraelito-Palestinez është njëri nga konfliktet më të vështira në historinë moderne, duke shkaktuar vuajtje masive njerëzore dhe humbje ekonomike.
