Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) u bën thirrje qeverive evropiane që urgjentisht të lejojnë më shumë se 500 migrantët e shpëtuar në Mesdhe, që mbeten të bllokuar në det, derisa vendet grinden se kush duhet t’i marrë ata, transmeton Anadolu Agency (AA).
I dërguari i posaçëm i UNHCR, Vincent Cochetel, tha se “kjo është një garë kundër kohës”. Ai tha se “stuhitë po vijnë dhe kushtet vetëm do të përkeqësohen”.
Migrantët janë në bordin e dy anijeve të përcaktuara nga grupet e ndihmave humanitare, por qeveria anti-migruese e Italisë po u mohon atyre qasjen në portet e saj.
UNHCR tha se afër 600 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur në ujërat midis Libisë dhe Italisë këtë vit.
Komisioni Evropian tha se u bën thirrje vendeve anëtare të ndërmarrin veprime dhe të ofrojnë mbështetje, por nuk ka fuqi të ndërhyjë.
Një zëdhënëse tha se “nuk ka asgjë më shumë që mund të bëjmë”.