Sulmuesi francez, Olivier Giroud mund ta rikthehet në futbollin europian, pas një aventure jo të mirë në Los Angeles.
38-vjeçari ka marrë një interesim të befasishëm nga Lille që bën gara në Ligue 1.
Madje edhe presidenti i klubit, Olivier Letang e konfirmoi interesimin për Giroudin.
“Olivier Giroud ka gjithçka që kërkojmë. Ai është një lojtar i nivelit shumë të lartë, i cili që nga viti 2012 ka luajtur vetëm në klube shumë të mëdha europiane, ku ka performuar mirë”, u shpreh Letang
Giroud shënoi tri gola me ekipin amerikan dhe bëri dy asiste. Një sezon aspak i mirë për sulmuesin francez.
