Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Omani shpreh qëndrim neutral ndaj konfliktit të armatosur rajonal, dënon sulmet ndaj...

Omani shpreh qëndrim neutral ndaj konfliktit të armatosur rajonal, dënon sulmet ndaj territorit të tij

Sulltani i Omanit, Haitham bin Tariq al-Said, në një bisedë telefonike me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, ka shprehur qëndrimin neutral të vendit të tij ndaj përshkallëzimit rajonal dhe dënoi sulmet e vazhdueshme që synojnë territorin e Omanit, transmeton Anadolu.

Siç raporton Agjencia e Lajmeve të Omanit, Sulltani i Omanit i tha presidentit iranian se vendi po merr të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin e tij.

Ata gjithashtu shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe mënyrat për t’i forcuar ato, si dhe zhvillimet më të fundit dhe përpjekjet në vazhdim për të ulur tensionet rajonale.

Të dyja palët gjithashtu theksuan domosdoshmërinë e promovimit të dialogut dhe diplomacisë për të mbrojtur rajonin nga pasojat e luftës.

Sipas autoriteteve iraniane, rreth 1.300 persona janë vrarë dhe më shumë se 10.000 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilat filluan më 28 shkurt.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa, duke shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane.

Exit mobile version