Ballina Arritje Teknologji Omdia: Apple e mposht ngushtë Samsung-un në vitin 2025, Honor rritet më...

Omdia: Apple e mposht ngushtë Samsung-un në vitin 2025, Honor rritet më shumë

Sipas të dhënave nga Omdia, Apple ishte “mbreti i botës” së telefonave inteligjentë vitin e kaluar, me një rekord prej 240.6 milionë njësish të dërguara dhe një pjesë tregu prej 19%.

Ajo e mposhti shumë ngushtë Samsung-un me 239.1 milionë dërgesa.

Është interesante se si Apple ashtu edhe Samsung i rritën dërgesat e tyre me saktësisht 7% krahasuar me vitin 2024, shkruajnë mediat e huaja.

Por rritja më e shpejtë midis prodhuesve kryesorë erdhi nga Honor me 11%.

Në vendin e tretë është Xiaomi me një rënie prej 2% të shitjeve gjatë vitit 2024, me 165.4 milionë njësi të dërguara për një pjesë tregu prej 13%.

Ajo pasohet nga Vivo me 105.3 milionë dërgesa, 8% pjesë tregu dhe 4% rritje vjetore.

Oppo është në vendin e pestë me 100.7 milionë dërgesa, 8% pjesë tregu dhe një rënie prej 3% të shitjeve krahasuar me vitin 2024.

Transsion pothuajse hyri në pesë vendet e para, pasi edhe ai ka 8% pjesë tregu, dhe pasohet nga Honor me 6%, Lenovo me 5%, Huawei me 4% dhe Realme me 3%.

Siç theksohet më tej, tregu në përgjithësi u rrit me 2% në vitin 2025 në 1.25 miliardë njësi të dërguara.

Të gjitha rajonet u rritën përveç “Kinës së Madhe”, e cila pësoi një rënie të lehtë për shkak të “efektit të zbehjes së skemës kombëtare të subvencioneve”.

Megjithatë, është interesante se Apple u rrit me 26% në Kinën kontinentale falë “kërkesës më të fortë për serinë iPhone 17”.

Exit mobile version