Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Omer Çelik: Izraeli po përpiqet të mbulojë masakrat e kryera

Omer Çelik: Izraeli po përpiqet të mbulojë masakrat e kryera

Omer Çelik

Zëdhënësi i AK Partisë Ömer Çelik i ka reaguar ministrit të Jashtëm të Izraelit për deklaratat e paprecedenta ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Deklarata e paprecedentë e ministrit të Jashtëm izraelit që ka si synim Presidentin tonë nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të mbuluar masakrat e kryera nga qeveria izraelite”, shkruan në rrjetin social X zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik.

“Vrasësit e fëmijëve janë armiqësorë ndaj çdo armëpushimi dhe iniciative paqeje. Prandaj, ne e dimë se politika e udhëhequr nga Presidenti ynë për armëpushim dhe paqe është në shënjestër të këtyre rrjeteve të masakrës. Por, pavarësisht se çfarë bënë, ata u dënuan para njerëzimit dhe një ditë do të mbajnë përgjegjësi para ligjit”, shprehet Çelik.

Exit mobile version