Ballina Arritje Teknologji One UI 6.1 sjell Galaxy AI në modelet Galaxy S23

One UI 6.1 sjell Galaxy AI në modelet Galaxy S23

Në mesin e pajisjeve të mbështetura janë seritë Galaxy S23 të cilët do të jenë në vijën e parë të përditësimit.

Pas debutoi fillimisht në Galaxy S24, Samsung zyrtarisht konfirmoi sot se One UI 6.1 do të mbërrijë në disa modele të vjetra Galaxy nga data 28 Mars.

Lajmëruar që prej muajit Shkurt, One UI 6.1 për pajisjet Galaxy sjell funksionalitetet AI të Samsung në smartonët e 2023.

Në mesin e pajisjeve të mbështetura janë seritë Galaxy S23 të cilët do të jenë në vijën e parë të përditësimit.

Përditësimi do të bëhet i disponueshëm globalisht nga dita e Enjte.

Lista e pajisjeve që do të marrin përditësimin më 28 Mars

  • Galaxy S23
  • Galaxy S23+
  • Galaxy S23 Ultra
  • Galaxy S23 FE
  • Galaxy Z Fold 5
  • Galaxy Z Flip 5
  • Galaxy Tab S9
  • Galaxy Tab S9+
  • Galaxy Tab S9 Ultra

Suita e plotë e Galaxy AI do të përfshihet në One UI 6.1 ku përfshihet opsioni Rreth për të Kërkuar i Google, Përkthim në Kohë Reale, Asistim në Bisedë e etj.

Samsung nuk dha informacione se kur përditësimi do të vijë në më shumë pajisje.

Exit mobile version