Ballina Arritje Teknologji OpenAI bllokoi qëllimisht ChatGPT pasi zbuloi një problem kritik

OpenAI bllokoi qëllimisht ChatGPT pasi zbuloi një problem kritik

Edhe pse mund të shikonin vetëm titujt dhe jo plotësisht bisedat e të tjerëve, incidenti vë në dukje se duhet të jemi të kujdesshëm kur ndajmë informacione apo bëjmë pyetje me robotit e komunikimit.

ChatGPT përfundoi offline për pak momente ditën e Hënë pasi disa përdorues zbuluan se mund të shikonin titujt e bisedave të personave të tjera.

Njerëzit postuan screenshot të ndërfaqes së tyre ChatGPT në rrjetet sociale si Reddit dhe Twitter duke treguar panele anësore populluar me bisedat që thonin se nuk ishin të tyre.

Edhe pse mund të shikonin vetëm titujt dhe jo plotësisht bisedat e të tjerëve, incidenti vë në dukje se duhet të jemi të kujdesshëm kur ndajmë informacione apo bëjmë pyetje me robotit e komunikimit.

Një përfaqësues i OpenAI tha për Bloomberg se kompania përkohësisht kishte çaktivizuar ChatGPT pasi u vu në dijeni të këtyre raporteve. Siç duket problemi qëndronte tek një softuer open-source që kompania nuk i dha emër por që kishte shkaktuar problemin.

Sipas raportit të incidentit të kompanisë, ChatGPT u mbyll ditën e Hënë dhe u rikthye plotësisht vetëm pas 10 orësh nga adresimi i problemit. Në momentin që shkruajmë historiku i bisedave ende mungon. /PCWorld Albanian

Exit mobile version