Ballina Arritje Teknologji OpenAI do të përdorë të gazetarinë e Financial Times për trajnimin e...

OpenAI do të përdorë të gazetarinë e Financial Times për trajnimin e ChatGPT

ChatGPT do ti atribuojë dhe të shfaqë burimin e informacionit kur është marrë nga Financial Times në përgjigjet e tij.

Financial Times është bërë organizata më e fundit e cila nënshkruar marrëveshje me OpenAI.

Përmes një njoftimi të përbashkët ditën e Hënë, Financial Times dhe OpenAI thanë se zhvilluesi i ChatGPT do të përdorë gazetarinë e të parit për të trajnuar modelet AI dhe bashkëpunuar në zhvillimin e produkteve e funksionaliteteve të reja AI për lexuesit e saj.

ChatGPT do ti atribuojë dhe të shfaqë burimin e informacionit kur është marrë nga Financial Times në përgjigjet e tij.

“Është e drejtë, sigurisht, që platformat AI të paguajnë publikuesit për përdorimin e materialeve të tyre,” tha CEO i Financial Times John Ridding përmes një deklarate duke shtuar se FT mbetet e përshkruar ndaj gazetarisë njerëzore.

Asnjëra prej kompanive nuk dha informacion rreth termave financiare të marrëveshjes. The Information raportoi se OpenAI ju ofron publikuesve mes 1 milionë deri në 5 milionë dollarë për të licencuar përmbajtjet e tyre dhe trajnuar modelet e saj AI.

Natyrisht AI gjeneruese është po aq e mirë sa të dhënat e trajnimit përdorur për trajnimin e modeleve të saj. Deri më sot kompanitë AI kanë përdorur çdo gjë që gjenin në internet i disponueshëm publikisht pa asnjë lloj aprovimi nga krijuesit.

Në të njëjtën kohë janë vazhdimisht në kërkim të burimeve të reja të të dhënave në mënyrë që të përmirësohet ndërveprimi dhe përgjigjet e gjeneruara prej AI.

Si rezultat OpenAI është angazhuar në nënshkrimin e disa marrëveshjeve financiare me publikues dhe media liderë botërore. Vitin e kaluar bashkëpunoi me Axel Springer për të trajnuar modelet e saj me të dhëna nga Politico, Business Insider, Bild dhe Die Welt.

Exit mobile version