Ballina Arritje Teknologji OpenAI lançon funksionalitetin e kujtesës së ChatGPT për përdoruesit me pagesë

OpenAI lançon funksionalitetin e kujtesës së ChatGPT për përdoruesit me pagesë

Asokohe ky opsion ishte i disponueshëm vetëm për një numër të vogël përdoruesish por tani është sjellë për të gjithë përdoruesit me pagesë të ChatGPT Plus me përjashtim të Europës dhe Koresë.

OpenAI prezantoi funksionalitetin Memory përmes të cilës ChatGPT mund të mbante mend pyetjet dhe përgjigjet e kaluara së bashku me personalizime të tjera bërë në të kaluarën.

Asokohe ky opsion ishte i disponueshëm vetëm për një numër të vogël përdoruesish por tani është sjellë për të gjithë përdoruesit me pagesë të ChatGPT Plus me përjashtim të Europës dhe Koresë.

Memory funksionon në dy mënyra për ti bërë përgjigjet më të personalizuara. Së pari mund ti kërkoni ChatGPT që të mbajë mend disa gjëra të caktuara dhe së dyti mëson nga bisedat.

Memory sjell ChatGPT më pranë të qenurit një asistent AI i personalizuar. Në momentin që mban mend preferencat tuja, i përfshin në përgjigjet që jep pa pasur nevoja t’ia kujtoni.

OpenAI nuk dha detaje se kur Memory do të ofrohej për përdoruesit Europian. Në të njëjtën kohë tha se Memory do të bëhet i dispoueshëm për përdoruesit e ChatGPT Enterprise dhe Teams si dhe GPT e personalizuara dhe GPT Store por pa specifikuar kur do të ndodhë.

Exit mobile version