Ballina Arritje Teknologji OpenAI marrëveshje me Reddit për trajnimin e modeleve të saj AI

OpenAI marrëveshje me Reddit për trajnimin e modeleve të saj AI

Si pjesë e marrëveshjes, OpenAI do të bëhetë partner reklamimi në Reddit, që do të thotë se do të operojë fushata reklamimi në platformë.

OpenAI dhe Reddit njoftuan një bashkëpunim ditën e Enjte i cili do të sjellë diskutimet në forumet e Reddit në ChatGPT. Nga ana tjetër Reddit do të ofrojë funksionalitete AI për përdoruesit.

Si pjesë e marrëveshjes, OpenAI do të bëhetë partner reklamimi në Reddit, që do të thotë se do të operojë fushata reklamimi në platformë.

Është një marrëveshje e ngjashme me atë që Reddit dhe Google bënë në muajin Shkurt dhe që raportohej se kishte vlerën e 60 milionë dollarëve.

Termat e marrëveshjes mes OpenAI dhe Reddit nuk u bënë publike. Kompania pas ChatGPT ka shtuar bashkëpunimet së fundi me publikuesit në mënyrë që të ketë qasje në më shumë të dhëna trajnimi për modelet e saj AI.

Kompania ka bashkëpunuar me Financial Times dhe Dotdash Meredith. Vitin e kaluar gjithashtu bashkëpunoi me publikuesin Gjerman Axel Springer për të trajnuar modelet e saj me lajmet e Politico dhe Business Insider në SHBA dhe Bild e Die Welt në Gjermani.

Sipas marrëveshjes së re OpenAI do të fitojë akses në Data API të Reddit tha kompania ndërsa mbetet i paqartë vizioni i Reddit me integrimin e AI në platformë.

Exit mobile version