Ballina Arritje Teknologji OpenAI thotë se rrezikon ndërprerjen e shërbimeve në Evropë

OpenAI thotë se rrezikon ndërprerjen e shërbimeve në Evropë

Shqetësimet e Altman kanë të bëjnë me faktin se sistemet AI si ChatGPT mund të dizajnohen si rrezik i lartë nën ligjin e ri Evropian.

CEO i OpenAI Sam Altman ka paralajmëruar se kompania mund të tërheqë shërbimet e saj nga tregu Evropian në përgjigje të rregullores AI që po zhvillohet nga Bashkimi Evropian.

Duke folur për reporterët pas një bisede në Londër, Altman shprehu shqetësime serioze për Aktin AI të Evropës që aktualisht po finalizohet nga ligjvënësit.

Termat e Aktit janë zgjeruar në muajt e fundit duke përfshirë detyrime për krijuesit e modeleve gjuhësore, sisteme AI të shkallë të gjerë që fuqizojnë shërbimet si ChatGPT dhe DALL-E të OpenAI.

“Detajet rreth saj janë shumë të rëndësishme. Do të përpiqem të veprojmë në përputhje, por nëse nuk e arrijmë këtë do të ndërpresim shërbimin,” tha Altman.

Shqetësimet e Altman kanë të bëjnë me faktin se sistemet AI si ChatGPT mund të dizajnohen si rrezik i lartë nën ligjin e ri Evropian. Kështu OpenAI do të detyrohej të përmbushte disa kritere sigurie dhe transparente.

Përveç sfidave teknike që mund të ketë një gjë e tillë, zbulimet nën Aktin AI të Evropës mund të përbëjnë rrezik potencial për biznesin e OpenAI. Mbi të gjitha detyrimi i OpenAI të identifikojë përdorimin e saj të të dhënave me të drejta autori do të ekspozonin kompaninë përballë padive të ndryshme.

Sistemet AI gjeneruese si ChatGPT dhe DALL-E janë trajnuar duke përdorur sasi të mëdha të dhënash shumica e të cilave janë të mbrojtura nga e drejta e autorit.

Exit mobile version