Ballina Arritje Teknologji OpenAI vlerësohet me 80 miliardë dollarë

OpenAI vlerësohet me 80 miliardë dollarë

Kompania do të shesë aksione tek një tender udhëhequr nga kompania Thrive Capital tha raporti.

OpenAI ka finalizuar një marrëveshje që e vlerëson kompaninë e inteligjencës artificiale në 80 miliardë dollarë sipas një raporti të New York Times publikuar ditën e Premte.

Kompania do të shesë aksione tek një tender udhëhequr nga kompania Thrive Capital tha raporti.

Sipas marrëveshjes, punonjësit do të mund të shesin aksionet e tyre në kompani dhe nuk është një raund tradicional financimi që gjeneron para për biznesin.

Një marrëveshje e ngjashme u bë edhe vitin e kaluar. Kompanitë Thrive Capital, Sequoia Captal, Andreessen Horowitz dhe K2 Global ranë dakord të blejnë aksionet e OpenAI në një tender që vlerësoi kompaninë me 29 miliardë dollarë.

Lançimi i ChatGPT në fund të 2022 nxiti një “shpërthim” të inteligjencës artificiale duke bërë kompanitë që vihen në kërkim të aplikimit të saj.

Exit mobile version