Ballina Arritje Teknologji Opera lançon shfletuesin dedikuar gaming në Android dhe iOS

Opera lançon shfletuesin dedikuar gaming në Android dhe iOS

Opera nisi testimet beta të Opera GX në iOS dhe Android nga dita e Enjte me planet për të dalë publikisht në pak javë.

Në 2019-ën Opera lançoi një shfletues desktop për tu dalluar më tutje nga Google Chrome.

Në muajt e vitet që pasuan kompania e përmirësoi akoma më tutje shfletuesin me opsione përfshirë edhe ndriçimin Razer Chroma.

Dhe në Janar vijoi më tutje shtytja drejt gaming me lerjen e YoYo Games, kompanisë Britanike pas platformës së zhvillimit të lojërave GameMaker Studio 2.

Për tu zgjeruar më tutje Opera solli shfletuesin gaming edhe në platformat mobile ditën e sotme.

Opera nisi testimet beta të Opera GX në iOS dhe Android nga dita e Enjte me planet për të dalë publikisht në pak javë.

Çfarë e dallon nga shfletuesit e tjerë?

Për fillestarët funksionet e avancuara të Opera GX lejojnë vendosjen e një limiti në përdorimin e procesorit, RAM dhe internetit. Përdorues mobil të shfletuesit mund të përdorin butona të shpejtë për të aksesuar funksione si kërkimi apo hapur e mbyllur tabe.

Mund të sinkronizoni shfletuesit celular me versionin desktop vetëm duke skanuar një kod QR. Funksione të avancuara bëjnë të mundur bllokimin e reklamave apo mbrojtjen nga gërmuesit crypto.

Deri në Mars Opera GX kishte 9 milionë përdorues aktivë në Windows dhe Mac, një rritje me 190% krahasuar me një vit më parë. Në Discord shfletuesi ka 285 mijë ndjekës. /PCWorld

Exit mobile version