Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Operacioni kundër FETO-s, pendohen 48 drejtues të fshehtë

Operacioni kundër FETO-s, pendohen 48 drejtues të fshehtë

Në operacionin kundër strukturimit të fshehtë të organizatës terroriste FETO në komandën e xhandarmërisë u ndaluan 70 të dyshuar prej të cilëve 21 u arrestuan dhe 48 u bënë rrëfyes dhe përfituan nga ligji i pendesës efektive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Prokuroria e Ankarasë bëhet e ditur se një urdhër-arresti u lëshua më 6 nëntor 2020 për 89 të dyshuar të cilët u përcaktuan se ishin “drejtues të fshehtë” në strukturën e “shërbimeve të fshehta” të FETO-s në Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë.

Me urdhrin e Prokurorisë ekipet e anti-terrorit në Drejtorinë e policisë së Ankarasë ndaluan 70 prej të dyshuarve.

Pas proceseve në polici njëri prej të dyshuarve u lirua ndërsa 57 të dyshuar të tjerë u bënë rrëfyes duke shpjeguar ato që dinin lidhur me organizatën dhe më pas përfituan nga ligji i pendesës efektive.

Të dyshuarit u dërguan në gjykatë pas procesit në polici, ku deklaratat e 9 prej të dyshuarve nuk u vërejtën të mjaftueshme. Bashkë me këta të dyshuar nga gjykata u arrestuan 21 persona të cilët u dërguan në burgun Sincan.

Ndërsa 48 të dyshuarit të cilët u gjetën të mjaftueshëm në deklaratat e tyre u lanë të lirë me kushtin e kontrollit gjyqësor.

Exit mobile version