Ballina Lajmet Operacioni për çlirimin e Mosulit, vriten 151 militantë të ISIS-it

Operacioni për çlirimin e Mosulit, vriten 151 militantë të ISIS-it

Në sulmet tokësore dhe ajrore të organizuara në perëndim të Mosulit nga njësitë e ushtrisë irakiane dhe forcat e koalicionit ndërkombëtar, janë vrarë 151 militantë të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Abdulemir Jarallah, komandant i operacioneve në Mosul, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se 12 militantë janë vrarë në operacionin në të cilin Divizioni i nëntë i mekanizuar i ushtrisë ka synuar të krijojë një front të sigurisë në aksin e forcave antiterror.

Jarallah ka njoftuar se në operacionin në fjalë, njësitë ushtarake kanë marrë kontrollin e fshatit Al Damirxhi Es-Sagira, teksa në pjesën perëndimore është bërë pastrimi i mjeteve shpërthyese në rajonet dhe fshatrat e marra nga DEASH.

Ndërkaq, në ofensivën e njësive antiterror në rajonin Vadi Hixhr, sipas Jarallah, janë neutralizuar 40 militantë. “Në sulmin e forcave ajrore të ushtrisë kanë vdekur 64 militantë të DEASH-it, ndërsa në atë të forcave të koalicionit 35”, ka njoftuar Jarallah.

Ndryshe, forcat irakiane muajin e kaluar morën kontrollin e plotë të pjesës lindore të Mosulit, kurse që nga 19 shkurti nisën operacionin për çlirimin edhe të pjesës perëndimore nga organizata terroriste DEASH.

Exit mobile version