Opozita proteston këtë të hënë, pas 30 qershorit. Menjëherë pas procesit të votimit, Lulzim Basha mblodhi strukturat më të larta të PD dhe thirri protestën e radhës kombëtare.
Protesta do të mbahet në dy stacionet tradicionale, Kryeministri dhe Parlament. Veç pjesëmarrjes, në këto ditë të nxehta korriku, sfida e radhës e opozitës, është lirimi ose jo i zyrave nga kryebashkiakët e djathtë.
Rreth një orë para nisjes, Partia Demokratike ka bërë me dije se drejt Tiranës kanë udhëtuar rreth 70 000 njerëz për të marrë pjesë në protestë. Sipas PD-së, këtij numri i duhen shtuar edhe qytetarët e Tiranës./ Opinion.al