Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ortodoksët në Maqedoninë e Veriut kremtojnë festën e Buzmit

Ortodoksët në Maqedoninë e Veriut kremtojnë festën e Buzmit

Besimtarët e krishterë ortodoksë në Maqedoninë e Veriut sot kremtojnë Buzmin, një ditë para Krishtlindjes, raporton Anadolu.

Në katedralen e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup u mbajt manifestimi qendror. Manifestimi filloi me himnin e Buzmit dhe ngritjen e flamurit të Buzmit.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut, Stefani, në fjalën e tij ua uroi besimtarëve festën.

Në manifestim morën pjesë qytetarë, të cilët u lutën dhe dogjën qirinj ndërsa priftërinjtë e kishës bënë shugurimin e degëve të pemës së Buzmit.

Pasi u shuguruan degëzat e Buzmit, ato iu shpërndanë besimtarëve. Gjithashtu u thye edhe pogaçja me monedhën brenda saj.

Natën e festës së Buzmit në zjarr vendoset një degë buzmi, i cili llogaritet si dru i shëndetshëm që të jenë me shëndet të gjithë anëtarët e familjes.

Shumica e kishave ortodokse në mbarë botën shfrytëzojnë kalendarin Julian, të themeluar nën sundimin e Julius Caesar në vitin 45 p.e.s. dhe nuk e kanë pranuar kalendarin Gregorian i cili u themelua në vitin 1582 nga papa romak Gregori.

Dallimi në mes të dy kalendarëve është 13 ditë, prandaj besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 7 janar, dhe jo më 25 dhjetor.

Exit mobile version