Deputetja më e votuar në Kuvendin e Kosovës, e ka mirëpritur idenë qe për çështjen e demarkacionit liderët të ulën në një tavolinë dhe të gjejnë një zgjidhje përkitazi më këtë çështje.
“Nëse liderët e kuptojnë këtë mirë, dhe kane qellim të sinqerte e jo vetëm deklarativ, arritjen e këtij konsensusi, atëherë do të gjendet zgjidhje edhe për çështjen e demarkacionit”, ka thënë Osmani.
Para se të diskutohet për tema të veçanta, liderët sipas saj duhet ta kthehen pak prapa dhe të shikojnë se mungesa e unitetit nacional për çështje të rëndësisë se madhe e ka krijuar krizën më të madhe politike të viteve të fundit, transmeton Indeksonline.
“Prandaj, duhet të ulen në tryeze të përbashkët duke pasur këtë në mendje”, ka theksuar Osmani.
Pikërisht për çështjen e demarkacionit, është paralajmëruar zhvillimi i një tryeze mes liderëve ku synohet të arrihet një ujdi se si të procedohet për këtë marrëveshje.