Ballina Lajmet Kosovë Osmani kujton masakrën e Belegut

Osmani kujton masakrën e Belegut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 25-të, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan.

Osmani ka thënë se fati i një pjese të të zhdukurve me dhunë, ende mbetet i pazbardhur, teksa ka shtuar se fati i tyre mbetet përkushtim i çdoditshëm.

“Të rrethuar në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, 25-vjet më parë forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, pasi që iu ndanë burrat dhe të miturit nga gratë, vranë dhe masakruan 46 shqiptarë.Fati i një pjesë të të zhdukurve me dhunë, mbetet ende i pazbardhur, ndaj krahas kujtimit për martirët, zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë mbetet përkushtim i çdoditshëm. Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri!”, thuhet në postimin e Presidencës.

Po ashtu, Osmani ka kujtuar edhe vrasjen e shqiptarëve në lagjen Bair të Mitrovicës, në Dumnicë të Vushtrrisë dhe në Poterg të Klinës.

Exit mobile version