Erxhan Osmani ishte prej basketbollistëve të dalluar të Turqisë që të premten mbrëma e mposhti Serbinë në Beograd.
Osmani i realizoi tetë pikë, tetë kërcime e tri asistime në fitoren 82:78 të Turqisë. Ndeshja i takoi kualifikimeve evropiane për Botëror.
Turqia është e para në grup me tri fitore.
Serbia e pësoi humbjen e parë.
Osmani është basketbollist shqiptar. Basketbollin nisi ta mësojë në Prizren.
