Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjet e tre bashkatdhetarëve që humbën jetën në vendin e punës në Austri.
E para e vendit ka thënë se kjo tragjedi e rëndë, ka lënë dhimbje të thellë e të pashuar jo vetëm për familjet e tyre, por për të gjithë Kosovën.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetëve të bashkatdhetarëve tanë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj, si pasojë e aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë. Kjo tragjedi e rëndë, që ua ndërpreu jetën teksa punonin për ta siguruar jetesën, ka lënë një dhimbje të thellë e të pashuar jo vetëm te familjet e tyre, por te të gjithë ne”, ka shkruar Osmani.
