Presidentja Vjosa Osmani nuk ka dashur të komentojë vendimin e Kushtetueses për dekretin që vendi të shkojë në zgjedhje.
Ajo nuk është përgjigjur as nëse është e gatshme që të diskutojë për postin e presidentes.
“Për tema tjera tash jemi deklaruar. Faleminderit për mirëkuptimin… Jemi deklaruar për këto çështje, ju lus për mirëkuptim dhe respekt të masakrës”, tha ajo.
Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani pati deklaruar se vedimi i saj për shpërndarjen e Kuvendit është Kushtues.
Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës më 6 mars, për çka njoftoi në një konferencë për media ku nuk pranoi pyetje nga gazetarët.
