Ballina Lajmet Kosovë Osmani thirrje BE-së: T’i jepet fund izolimit të kosovarëve

Osmani thirrje BE-së: T’i jepet fund izolimit të kosovarëve

Instituti EPIK ka organizuar një tryezë mbi Raportin e BE-së për Kosovën të vitit 2020, ku ndër të tjerë, pjesëmarrës ishin ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, ambasadori gjerman Jorn Rohde, dhe zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

U.D së presidentit, Vjosa Osmani në fjalën e saj i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i jap fund izolimit të kosovarëve.“Konsideroj se sundimi i ligjit, arsimi dhe mjedisi janë prioritetet kyçe të procesit tonë integrues. Raporti ka identifikuar shumë sfida të cilat institucionet tona duhet të adresojnë. Kuvendi tani më ka miratuar Planin e vet për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues 2020-2021. Këto reforma duhet të bëjmë për qytetarët tonë, dhe jo për hir të askujt. Në këtë drejtim, do të inkurajoj të gjithë spektrin politik që të krijojmë urat e bashkëpunimit me qëllim të avancimit rrugës tonë integruese. Njëkohësisht, bëjë thirrje institucioneve të BE-së që të japin fund izolimit të qytetarëve , tha ajo.

Ambasadori Rohde është shprehur se e ardhmja e Kosovës është brenda BE-së.“E ardhmja e Kosovës është brenda Bashkimit Evropian dhe ky rrugëtim kërkon ndërmarrjen e shumë reformave brenda vendit. Reformat janë të rëndësishme për të siguruar se institucionet demokratike janë transparente dhe efektive, ndërsa ekonomia e vendit konkurrente për të ofruar perspektivë të rinjve. Si të tilla, reformat shërbejnë interesave të qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Rohde.

Exit mobile version