Ylli i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, është fitues i Topit të Artë për edicionin 2024/2025. 28-vjeçari u shpall futbollisti më i mirë në botë në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në Paris.
Në fakt është pritur që sulmuesi i Parisit të shpallet më i miri. Edicioni i kaluar ishte i shkëlqyer për sulmuesin e Francës. Ai e udhëhoqi PSG-në drejt triumfit të parë në Ligën e Kampionëve. Me Parisin e ka fituar edhe titullin e kampionit dhe kupën e Francës. Ndërkohë ka arritur në finale të Botërorit të Klubeve.
Në edicionin e kaluar Dembele i shënoi plot 35 gola në 53 paraqitje në të gjitha garat. I kishte edhe 16 asistime. Në kampanjën që përfundoi me titull në Champions, Dembele i realizoi tetë gola e gjashtë asistime në 15 paraqitje.
