Ballina Lajmet Kosovë OVL e Dukagjinit përkrahë nismën e Lumezit për Listat e Veteranëve

OVL e Dukagjinit përkrahë nismën e Lumezit për Listat e Veteranëve

Organizata e Veteranëve të Luftës e Dukagjinit ka përshëndetur nismën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksander Lumezi për fillimin e hetimeve se kush publikoi ilegalisht të dhënat personale në Listat e Veteranëve të Rrejshëm, raporton klan kosova.

Kjo ishte edhe kërkesa e kësaj organizate në protestën e mbajtur më 26 shtator para Pallatit të Drejtësisë.

Më tutje ata i bënë thirrje Lumezit të plotësojë edhe kërkesën e dytë të tyre për kërkimfalje ndaj të gjithë luftëtarëve që sipas tyre e gjetën veten padrejtësisht në listat e publikuara.

Në fund të komunikatës ata shpresojnë për lirimin e bashkluftëtarit të tyre, Shkumbin Demaliaj i cili u arrestua të enjten.

 

Exit mobile version