Ballina Lajmet Kosovë OVL UÇK: I jemi thellësisht mirënjohës shtetit turk

OVL UÇK: I jemi thellësisht mirënjohës shtetit turk

Sot, Ambasada e Turqisë në Kosovë na hapi dyert për të dëgjuar shqetësimet e OVL UÇK-së lidhur me padrejtësitë që po ndodhin në Gjykatën Speciale.

“I jemi thellësisht mirënjohës shtetit turk dhe Ambasadorit z. Sabri Tunç Angili për gatishmërinë, respektin dhe dëgjimin e sinqertë të zërit tonë. Në këtë takim, ne kërkuam nga shteti turk që të jetë garanci e drejtësisë dhe transparencës në këtë proces, për të siguruar një trajtim të drejtë dhe dinjitoz për të gjithë”, thuhet në komunikatën e OVL UÇK-së.

Sipas komunikatës, kjo miqësi e vërtetë ndërmjet dy popujve tanë ka kaluar provat e kohës, duke qëndruar fuqishëm përmes përkrahjes para, gjatë dhe pas luftës.

“Falënderojmë për besimin dhe mbështetjen që na është dhënë dhe shpresojmë që ky bashkëpunim i sinqertë do të vazhdojë të forcohet në të ardhmen”, përfundon komunikata.

Exit mobile version