Ballina Sport Futboll Ozili i bashkohet Bashakshehirit

Ozili i bashkohet Bashakshehirit

Mesut Ozili është preznatuar si lojtar i ri i Istanbul Bashakshehirit, menjëherë pasi e shkëputi kontratën me Fenerbahçen.

Mesfushori nuk ishte përfshirë në skuadrën e Fenerbahçes për shkak të një problemi me trajnerin Ismail Kartal, dhe të mërkurën u njoftua se ai është larguar nga klubi.

Bashakshehiri menjëherë ka siguruar shërbimet e përfaqësuesit të Gjermanisë dhe e konfirmoi ka arritur marrëveshje me 33-vjeçarin.

Klubi turk postoi në “Twitter” një citat të presidentit Goksel Gumusdag, të cilën e kishte thënë për Ozilin në vitin 2018, kur edhe kishte dhënë intervistë për gazetën gjermane “Bild”.

“Një ditë, rrugët tona do të takohen në Bashakshehir”, është citati i përdorur, ndërsa presidenti i Bashakshehirit në intervistë kishte thënë se “nëse ai dëshiron t’i bashkohet skuadrës, ne do të bëjmë çdo gjë që mundemi për ta transferuar”.

Ozili i ishte bashkuar Fenerbahçes nga Arsenali në janar të vitit 2021, dhe kishte nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2024.

33-vjeçari largohet nga “verdhekaltrit” pas 36 paraqitjeve në të gjitha garat, me tetë gola të shënuar.

Exit mobile version